Ndërlidhjet

BE-ja nxjerr raportet për Kosovë-Serbi-Maqedoni


Bruksel - Selia e Komisionit Evropian (ilustrim)
Bruksel - Selia e Komisionit Evropian (ilustrim)
Kosova pritet të mësojë sot nëse do të lejohet që të ecën edhe një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kjo pasi, komisioni Evropian, pritet të publikojë të martën raportin e përparimit të disa shteteve në Ballkan drejt bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Raportet duhet të sqarojnë edhe nëse Serbia dhe Maqedonia janë të gatshme që të nisin negociatat për anëtarësim.

Serbia ka refuzuar javën e shkuar që të nënshkruajë një plan marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Kosovën, e cila gjë pritet të reflektohet në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG