Ndërlidhjet

Prodhimet serbe prapë më të importuarat


Pika kufitare Kosovë-Serbi në Jarinje, 20dhjetor2012 (ilustrim)
Pika kufitare Kosovë-Serbi në Jarinje, 20dhjetor2012 (ilustrim)
Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë, tregojnë të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës.

Kjo agjenci ka publikuar të enjten statistikat e tregtisë së jashtme për muajin shkurt të këtij viti, ku del se përqindja më e madhe e importit në Kosovë është nga Serbia 11%, Gjermania 10.7%, Italia 8.8%, Greqia 8.4%, Turqia 7.6% dhe Kina 6.8%.

Shuma totale e importit gjatë shkurtit 2013 ishte 156.3 milionë euro, kurse vlera e eksportit 22.6 milionë euro.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin shkurtin 2013 prej 133,6 milionë Euro krahasuar me deficitin prej 109,9 milionë Euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012.

Eksporti mbulon importin vetëm 14.5%, edhe pse sipas Entit Statistikor, për dallim prej të njëjtës periudhë vitin e kaluar, eksporti ka rritje prej 48%, ndërsa importi 24.%.

Enti Statistikor shkruan në një komunikatë se lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, vendet e BE-së janë partnerët kryesorë tregtarë, të cilët marrin pjesë me 40.8% për eksport dhe 44.6% për import.

Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 34.1% për eksport dhe 27.3% për import, në raport me totalin e muajit.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali 27.3%, Shqipëri 11.4%, Mal të Zi 11.0%, Maqedoni 6.6%, Gjermani 5.1% etj.
XS
SM
MD
LG