Ndërlidhjet

SHBA: Në kompleksin e institutit në Boston u vra një polic


Hetuesit amerikanë në kulmin e ndërtesës prej nga shihet vendi ku ndodhën dy eksplodimet në maratonën e Bostonit ditën e hënë
Hetuesit amerikanë në kulmin e ndërtesës prej nga shihet vendi ku ndodhën dy eksplodimet në maratonën e Bostonit ditën e hënë
Një oficer policie është vrarë në kompleksin e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, raportojnë mediat në Shtetet e Bashkuara.

Polici ishte qëlluar disa herë derisa ai ishte duke iu përgjigjur një rrëmuje, ka raportuar rrjeti televiziv CNN, duke e cituar Zyrën e prokurorit të qarkut.

Policia e ka bllokuar kompleksin dhe po zhviullon kërkime.

Kompleksi ndodhet afër tre kilometra nga qendra e Bostonit, ku të hënën nga dy eksplodime gjatë maratonës, u vranë tre vetë dhe u plagosën 170 të tjerë.
XS
SM
MD
LG