Ndërlidhjet

Kosovë: Ministrja Vlora Çitaku në Bruksel për MSA


Ministrja e integrimeve evropiane e Kosovës Vlora Çitaku
Ministrja e integrimeve evropiane e Kosovës Vlora Çitaku
Ministrja e integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka udhëtuar për vizitë triditëshe në Luksemburg dhe Bruksel. Qëllimi i vizitës, sipas një komunikate për media, është diskutimi i fillimit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe diskutimi i progresit në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj vizitë, në kuadër të takimeve të ndryshme, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, dhe ministri Enver Hoxhaj e Bajram Rexhepi.

Data e nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Kosovës i është premtuar vetëm në rast se do të shënonte përparime në dialogun me Serbinë.

Pas marrëveshjes, e cila është në prag të finalizimit, tash Kosova mund të shpresoj ta nisë këtë proces.

Negociatat për MSA-në, u kanë marrë vendeve të tjera afërsisht dy vite deri te nënshkrimi.
XS
SM
MD
LG