Ndërlidhjet

BE ndalon pesticidet e dëmshme për bletët


Bletë, foto ilustruese
Bletë, foto ilustruese
Komisioni Evropian pritet që të kufizojë përkohësisht përdorimin e pesticideve që besohet se janë të dëmshme për bletët, pavarësisht mosmarrëveshjeve në mes të vendeve anëtare.

Zyrtarët e BE-s dështuan që të votojnë njëzëri mbi imponimin e ndalesës së përdorimit të neonikotinoidsëve.

Diplomatët thonë se vota e së hënës megjithatë i hap rrugën ekzektutivit të BE-së që të imponojë një ndalesë dyvjeçare në përdorimin e gjerë të pesticideve, pasi 15 nga 27 vendet anëtare votuan për një gjë të tillë.

Komisioni propozoi ndalesën, pasi që studimet shkencore bënë një lidhje në mes të neonikotinoids-ve dhe rënies së popullsisë së bletëve.

Kompanitë farmaceutike dhe fermerët kanë kundërshtuar ndalesën, duke thënë se ajo bazohet në hulumtime të mangëta.
XS
SM
MD
LG