Ndërlidhjet

Takim konstruktiv, por pa marrëveshje në Bruksel


Bruksel...
Bruksel...
Shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në Bruksel, duke nënvizuar se ka pasur konstruktivitet të madh nga të dy palët.

Megjithatë, në raundin ku janë diskutuar telekomunikacioni dhe energjetika nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Tash për tash nuk është arritur asgjë konkrete, por ka pasur përparim dhe mendoj se është e mundur që të arrihet marrëveshje, por ka ende disa gjëra që duhet të bisedohen”, ka thënë Paviçeviq, duke vlerësuar se në takim janë kthyer ato pika që konsideroheshin të vdekura.

“Është folur për shumë gjëra, janë shumë çështje komplekse dhe ato që janë të lidhura për telekomunikacion, si funksionimi i telefonisë fikse dhe mobil, por edhe në energjetikë, siç është distribucioni”, është shprehur Paviçeviq.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tash një sërë marrëvshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, por lë për të dëshiruar zbatimi i tyre, siç nuk ka nisur së zbatuari ende as marrëveshja për normalizim raportesh e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në muajin prill në Bruksel. (a.isufi)
XS
SM
MD
LG