Në shtetin Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, dhjetëra njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar, nga një tornado e fuqishme.
Spiralja e krijuar me këtë rast ishte e gjerë një kilometër dhe mbështetej nga erërat e fuqishme, me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.
Prandaj shtrohet pyetja se çka është në të vërtetë tornadoja, që shpeshherë ka pasoja shkatërruese natyrore?
“Tornadot janë shtylla të dhunshme të ajrit, në shkallë të vogël, dhe ato tentojnë të arrijnë madhësinë deri në më tepër se 100 metra. Ato zhvillohen nga stuhitë, që krijohen në atmosferë. Prandaj, në vendet në gjithë botën, aty ku tornadot mund të zhvillohen, janë ato ku zhvillohen këto shtrëngata me shtëllunga të mëdha".
"Për një stuhi që të zhvillohet kërkohet së paku një përzierje e ajrit të nxehtë e të lagësht me ajrin e ftohtë dhe të thatë, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin”, thotë Liz Bentley, anëtare e Shoqërisë Meteorologjike Mbretërore të Britanisë.
Më tutje, ajo shpjegon se kur brenda në shtëllungë fillon një rotacion i vogël, zakonisht ajo që shihet në bazën e shtëllungës,është paraqitja e një vorbulle të vogël. Sa më shumë që kjo vorbullë ajri, shkon kah niveli i tokës, zhvillohet stuhia.
Në momentin kur ajo e prek tokën, zyrtarisht themi se është zhvilluar tornadoja, thotë Liz Bentley.
Shpeshherë shtrohet pyetja se në cilat pjesë të botës mund të shihen tornadot?
“Tornadot mund të ndodhin pothuajse gjithkund në botë, me përjashtim, me gjasë, të rajoneve polare. Amerika, siç duket, katër herë më tepër ka gjasë që të goditet nga tornadoja, se sa të gjitha vendet evropiane së bashku. Por, në një masë të vogël, disa pjesë të Britanisë, Belgjikës, Holandës, për shembull, kanë koncentrim më të madh të tornadove në krahasim me madhësinë e vendeve”, thotë doktor Liz Bentley.
Pra, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i rrezikuar në botë sa u për ketë tornadove. Thuhet se në këtë vend gjatë një viti ndodhin 1200 shtrëngata të tilla. Përse ndodhë kështu?
“Veçanërisht ndërmjet Marsit dhe Gushtit, gjatë vitit, ne kemi ajër të nxehtë me lagështi, që vjen nga Gjiri i Meksikos, dhe ajër të ftohtë e të thatë, që vjen nga malet Rockey në Amerikën Veriperëndimore. Atëherë kur ato takohen, ne kemi atë që e quajmë Shtegu i Tornados, që është hapësira ku tornadot janë më tepër të prira të ndodhin në Shtetet e Bashkuara”, thotë Liz Bentley.
Shkatërrimet e jashtëzakonshme në Oklahoma, ndodhën saktësisht dy vjet pasi një tornadoja e përfshiu qytetin Misuri, me ç’rast humbën jetën afro 160 vetë.
Rrjedhimisht shtrohet pyetja se përse tornadot janë aq shkatërruese, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara?
“Realisht aq sa e fortë është era aq e fuqishme është tornadoja. Për një tornado të shkallës së vogël, shpejtësia e erës mund të jetë deri në 130 kilometra në orë, por shpejtësia e erës mund të arrijë prej 320 e deri në 550 kilometra në orë, brenda një bërthame të vogël të vorbullës. Kjo erë është ajo që e bënë tornadon shkatërruese. Erërat e lehta mund t’i rrëzojnë drunjtë, i mbledhin mbeturinat dhe i lëvizin përreth".
"Por, kur era e ka shpejtësinë 320 kilometra në orë, kjo mjafton për shkatërrim të plotë të ndërtesave dhe të strukturave. Madhësia, shkalla e shtëllungës së stuhisë dhe tornadot synojnë që në numër të jenë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara”, thotë Liz Bentley.
Përfundimisht, një gjë që u intereson njerëzve është se a mund të parashihen tornadot, fuqia e tyre dhe rruga?
“Gjëja e parë në të cilën ne dëshirojmë të shikojmë është në përgjithësi struktura e shkallës së madhe. Pra, a kemi ajër të nxehtë me lagështi që bashkëvepron me ajër të ftohtë e të thatë, që zhvillon shtrëngata? Nëse po, atëherë mund të parashihet zakonisht 24 orë më parë dhe mund të themi se tornadot, me gjasë, ndodhin brenda një rajoni të caktuar".
"Pastaj, përcillen pamjet në radarë, pamje të të reshurave, për të parë çfarë strukture mund të zhvillohet brenda në stuhi. Nëse shohim, një lloj të grepave të vogël të shtëllungës, ka gjasë që të zhvillohet tornadoja. Zakonisht, pas gjysmë ose një ore, jepet alarmi për tornado. Pra, kur të dëgjohen sirenat, atëherë njerëzit duhet të ndërmarrin aksione parandaluese”, thotë Liz Benley.
Ka ekspertët ë tillë që konsiderojnë se ndryshimet klimatike po i vështirësojnë gjërat. A është kjo e vërtetë?
“Sigurisht se ka më tepër tornado në këto kohë, në dekadën e fundit për shembull, se sa ne kemi pasur ndoshta para 50 vitesh. Është shumë vështirë që kjo të ndërlidhet me ndryshimet klimatike dhe është fakt se ne mbase do të shohim më tepër mot ekstrem pasi njerëzit tash kanë më tepër dije për atë se çka është tornadoja. Pra, mund të jetë një kombinim i ndryshimeve tona klimatike, por qëndron po ashtu edhe fakti se njerëzit po i vëzhgojnë tornadot më shpesh, se sa këtë e kemi bërë më parë”, thotë Liz Benley. (f. bujupi)