Ndërlidhjet

Pesë persona të arrestuar për krime lufte


Ilustrim
Ilustrim
Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona, nën dyshimet për krime lufte.

"Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte", thuhet në komunikatën e publikuar nga EULEX-i.

Emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar ende.

Mjetet vendore të informimit kanë thënë se në mesin e të arrestuarve janë disa nga ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës, përfshirë edhe kryetarin aktual e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës. (a.v.)
XS
SM
MD
LG