Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës miraton planin e zbatimit të marrëveshjes


Prishtinë
Prishtinë
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar nënshkrimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, të parafuar nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, të mërkurën në Bruksel.

"Kjo marrëveshje ka kompromise, por jemi siguruar që secili kompromis të jetë i tillë që shërben në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës, si në veri ashtu edhe në jug. Me këtë marrëveshje, Kosova u ka dhënë një shansë ideale qytetarëve tanë në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë tonë demokratike", citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, i tërë plani është planifikuar që të implementohet brenda gjashtëmujorit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG