Ndërlidhjet

Bayern Munich fiton Ligën e Kampionëve


Ekipi i Bayern Munich-ut duke festuar fitoren, Londër, 25 maj, 2013
Ekipi i Bayern Munich-ut duke festuar fitoren, Londër, 25 maj, 2013
Arjen Roben i Holandës ka shënuar në minutën e 89-të për ta kurorëzuar kështu me titullin e kampionit Bayern Munich, i cili fitoi ndaj ekipit tjetër gjerman Borussia Dortmund me rezultat 2 me 1, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja mahnitëse në stadiumin Wembley të Londrës, që u mbajt të shtunën mbrëma, shënon herën e pestë që Bayern Munich bëhet kampion në ligën evropiane.

Ndeshja shënoi herën e parë kur në finalen e Ligës së kmapionëve përballen dy ekipe gjermane.

Ka qenë lojtari kroat Mario Mandzukic, ai i cili e vuri në epërsi Bayernin në minutën e 60-të, por Dortmund me Ilkay Guendogan barazoi përmes penaltisë në minutën e 68të.

Fitorja e Bayernit vjen një vit pasi që klubi humbi Ligën e Kampionëve 2012 nga ekipi anglez Chelsey.
XS
SM
MD
LG