Ndërlidhjet

Serbia insiston në ligjin e amnistisë


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se të enjten do të vazhdojnë bisedimet në mes të ekipeve të Beogradit dhe të Prishtnës për fushën e drejtësisë, ndërsa sipas tij, parakusht për zbatimin e marrëveshjes është miratimi i ligjit për amnisti nga ana e Prishtinës.

“Do ta përsëris atë që e kam thënë edhe në Bruksel, do të ishte i mirë një presion konstruktiv në Prishtinën që të arrihet marrëveshja. Nëse do të ketë presion të tillë atëherë gjatë kësaj jave presim hartimin e ligjit për Amnistinë”, ka thënë Selakoviq në Beograd.

Zyrtarët serbë thonë se strukturat paralele në veri që kontrollohen nga Beogradi, nuk do të shpërbëhen pa miratimin e ligjit për amnisti, i cili do të amnistonte pjesëtarët e forcave ilegale të sigurisë e drejtësisë që veprojnë në atë pjesë të pakontrolluar nga Prishtina zyrtare.

Ndryshe, dy ditë më parë zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri i tha Radios Evropa e Lirë, se në shtator do të shuhen strukturat paralele të sigurisë dhe drejtësisë në veriun e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG