Ndërlidhjet

Thaçi në darkë pune me miqtë e Kosovës në Uashington


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës së tij ka takuar në një darkë pune miq të shumtë të Kosovës, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Zyra për Informim e Kryeministrisë.

Në mesin e pjesëmarrësve në darkë thuhet se ishin gjenerali Weslye Clark, ambasadori Frank Wisner, ambasadori Philip Goldberg, ambasadori John Menzies, ambasadori James Pardiew, ambasadori Daniel Fried, gjenerali William Nash, z. James Hooper, z. Paul Williams, z. Jason Steinbaum, z. James O’Brien, z. Marshall Harris, z. Avni Mustafaj, dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme nga të gjitha sferat e jetës.

"Gjatë darkës, Kryeministri Thaçi informoi të pranishmit për të arriturat e shumta të Kosovës në përgjithësi, si dhe për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë", thuhet në njoftim, ku shtohet se kryeministri Thaçi vuri një theks të veçantë rëndësisë së implementimit të kësaj marrëveshje.

Kryeministri Thaçi thuhet se falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë dhe vazhdojmë t’i japin Kosovës në të gjitha proceset dhe sfidat që ka kaluar Kosova në 20 vitet e fundit.

Gjatë qëndrimit në SHBA kryeministri Hashim Thaçi është pritur nga nënpresidenti amerikan, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG