Ndërlidhjet

Çitaku: Ishim të tmerruar nga Beogradi


Ministrja e Kosovës në Beograd
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

Ministrja e Kosovës në Beograd

Ish-përkthyesja e reporterëve të luftës, Vlora Çitaku, është bërë ministrja e parë e Kosovës së pavarur, që e ka vizituar Serbinë, raporton agjencia Reuters.

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, nuk është pranuar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë, ndërsa fjalimi i saj në një forum në Beograd, ishte i paimagjinueshëm para një viti.

“Shpresoj se gjenerata ime do të jetë e fundit që është rritur gjithë jetën e saj në frikë prej Beogradit”, tha 32 vjeçarja Vlora Çitaku, gjatë fjalimit në një konferencë të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Ajo më tutje theksoi se “ne ishim të tmerruar nga Beogradi, si burim i forcave ushtarake, që erdhën për t’i ndezë fshatrat dhe qytetet tona”, tha Çitaku lidhur me luftën në Kosovë gjatë periudhës 1998-99, dhe shtoi se “për fat të keq, unë kam parë më tepër masakra, më tepër njerëz të vrarë dhe femra të dhunuara se çdo i ri tjetër”.

Agjencia Reuters mëtutje shkruan se Vlora Çitaku kishte punuar si përkthyese për korrespondentët e jashtëm që raportonin për luftë, kur forcat e ish liderit të ndjerë serb, Sllobodan Millosheviq, i masakruan dhe i dëbuan civilët shqiptarë gjatë fushatës për ta shkatërruar kryengritjen guerile.
XS
SM
MD
LG