Ndërlidhjet

Hoxhaj në Twitter: Egjipti njeh Kosovën


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj
Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj në rrjetin twiter.

Sipas postimit të tij në këtë rrjet social, thuhet se njohja nga kjo republikë arabe i është kumtuar atij nga ndihmwsi i presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi.

“Shteti më i vjetër në botë Egjipti, njeh zyrtarisht shtetin më të ri në Evropë Kosovën”, ka shkruar para pak minutash shefi i diplomacisë kosovare.

Ndërsa pak minuta më vonë, ka dhënë edhe detajet se prej kujt ka marr lajmin zyrtar për njohjen nga ky shtet.

“Lajmi për njohjen zyrtare të Kosovës nga Egjipti, sapo është konfirmuar nga Dr. Essam al-Haddad, asistenti i presidentit të Egjiptit,” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi, ka thënë kohë më parë se Kosova është njohur nga 100 shtete, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
XS
SM
MD
LG