Ndërlidhjet

MUP-i mbyll stacionet policore në veri të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet policore bëjnë të ditur se zyrat e MUP-it serb, të cilat deri më tash kanë funksionuar në veri të Kosovës, janë mbyllur krejtësisht.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Ai tha se procesin e mbylljes së atyre zyrave e kanë vëzhguar EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Po, mund t’ju konfirmoj se në bazë të informacioneve të deritanishme që kemi të gjitha zyrat e MUP-it serb janë mbyllur. Mbyllja e këtyre zyrave ka filluar muajin e kaluar duke filluar nga Komuna e Leposaviqit, Zveqanit, Zubin Potokut, dhe javën e kaluar janë mbyllur edhe në qendër në pjesën veriore të Mitrovicës", tha Kelani.

Pra të gjitha mbylljet e këtyre zyrave janë monitoruar nga EULEX-i dhe me pas edhe nga Policia e Kosovës. Kështu që tani janë të konfirmuara për momentin si të mbyllura”, shtoi ai.

Mbyllja e këtyre zyrave vjen, pas marrëveshjes se arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG