Ndërlidhjet

Egjipt: Burns pritet me protesta


Mijëra protestues kanë dal në rrugët e Kajros për të kërkuar kthimin e presidentit të përmbysur egjiptian Mohamed Morsi, në kohën kur në Egjipt pritet të arrij nënsekretari amerikan i shtetit William Burns.

Nënsekretari i shtetit ka arritur në kryeqytetin e ndarë, ku të dy palët ata pro dhe kundër Muhamed Morsi, janë të mllefosur në Shtetet e Bashkuara, superfuqinë e cila mbështet Egjiptin me ndihma vjetore prej 1.5 miliardë dollarë, kryesisht për nevoja ushtarake.

Perëndimi dhe aleatët në këtë rajon, janë të alarmuar nga kriza në vendin më të populluar arab, i cili nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1979, dhe po ashtu kontrollon kanalin strategjik të Suezit.

Vizita e diplomatit amerikan, është e para e këtij niveli në këtë shtet prej 3 korrikut, kur forcat e armatosura të Egjiptit i morën pushtetin Morsi.

Si promovuesi më i madh i demokracisë në botë, Shtetet e Bashkuara janë ende pa një qëndrim të qartë për krizën në Egjipt, ngase vazhdon të mos e konsideroj përmbysjen e Morsi si grushtet nga i cili përshkrim ligjor do të duhej të ndalte ndihmën ushtarake.

Në anën tjetër Uashingtoni nuk është shumë rehat me ngritjen e përkrahjes që Vëllazëria Myslimane po gëzon nga popullata.

Por ajo që do të sheh William Burns në rrugët e Kajros, dhe qyteteve tjera të mëdha të Egjiptit janë ndarja e popullatës në dysh.

Islamistët, të cilët kanë mbajtur ritmin dhe kërkesën për të rikthyer në pushtet Morsin, kanë thirr për protesta masive për të hënën, sikur edhe kundërshtarët sekularë të Morsit.

Demonstratat në Kajro ka qenë kryesisht paqësore javët e fundit, pas atyre të përgjakshme që u shkaktuan në ditët e para nga përmbysja e presidentit të zgjedhur Muhamed Morsi, ku janë raportuar mbi 90 viktima.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, kreu i shtatmadhorisë së ushtrisë së Egjiptit, gjenerali Abdel Fatah al-Sissi ka mbrojtur vendimin e tij për të rrëzuar nga pushteti presidentin.

Ai ka akuzuar Morsin se ka shkelur mbi mandatin që ia ka dhënë populli, dhe se është armiqësuar me institucionet e shtetit, duke mbështetur një referendum për ndryshime kushtetuese, e cila i jepte atij pushtet më të madh.

"Unë kam biseduar me ish-presidentin në nëntor, dhe kishim vendosur të hapim një dialog kombëtar, i cili nuk do të udhëhiqej prej nesh. Por, kishim frikë se përçarjet ndërmjet të liderëve do ta shkakton ndarje edhe më të thellë të popullatës”, ka thënë Sissi.

Shefi i ushtrisë, që është edhe ministër i mbrojtjes, hodhi poshtë edhe akuzat se përmbysja e Morsi ishte e motivuar për shkak të lidhjeve të tij me islamistët.

"E drejta e lirë e popullit për të zgjedhur liderët e tyre është një gjë, që nuk duhet lidhur me fenë, për të mos thënë se neve nuk na bënë për legjitimitetin apo mosmarrëveshjet. Jo. Kjo ishte një periudhë testimi për të [Morsi] si lider, nëse do të ishte i suksesshëm, atëherë do të ishte i suksesshëm; nëse dëshmon, atëherë lideri do të bie. Por mos thoni asnjëherë se kjo ka lidhje me fenë, dhe se njerëzit kundër tij po luftojnë fenë, sepse kjo paraqet shtrembërim të asaj se çfarë realisht po ndodh”, shtoi Sissi.

William Burns gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në Egjipt, pritet të takohet me zyrtarët ushtarak dhe liderët e qeverisë kalimtare.

Ende është e paqartë nëse ai do të takohet me prijësit e Vëllazërisë Myslimane, lëvizjen islamiste e cila përkrah Morsin, dhe vazhdon të protestoj për ta rikthyer atë në pushtet.

Presidenti i përmbysur vazhdon të mbahet në kujdestarinë e forcave të armatosur, ndërsa nuk dihet saktësisht se në cilin vend është.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë kërkuar lirimin e pakushtëzuar të Morsit.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG