Ndërlidhjet

Kerry: Vazhdojnë negociatat palestinezo – izraelite


Sekretari i Shtetit John Kerry dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas.
Sekretari i Shtetit John Kerry dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas.
Izraeli dhe palestinezët janë pajtuar për vazhdimin e bisedimeve direkte, që ishin pezulluar në vitin 2010, ka bërë të ditur sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Jam i kënaqur të shpallë se kemi arritur marrëveshje që krijon baza për vazhdimin e negociatave direkte për statusin final ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Ky është hap i rëndësishëm dhe i mirëseardhur përpara. Marrëveshja është ende në procesin e formalizimit”, ka thënë John Kerry, në Aman të Jordanisë, gjatë një konference për shtyp.

Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje është historike.

Zoti Kerry më tutje ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë marrë përkushtimin e të dy palëve, për të hyrë në bisedime direkte lidhur me çështje të statusit final, me qëllim që të përfundoj konflikti i tyre, që ka zgjatur me dekada.

Sipas sekretarit Kerry, shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erakat, dhe ministrja e drejtësisë e Izraelit, Tzipi Livni, do t’i hapin bisedimet javën e ardhshme në Uashington.

John Kerry e ka lavdëruar presidentin palestinez, Mahmud Abbas, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për “zgjidhje të guximshme” për tu kthyer në tryezën e negociatave.
XS
SM
MD
LG