Ndërlidhjet

Shqipëri: KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve


Mbështetësit e Partisë Socialiste duke festuar në Tiranë pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit
Mbështetësit e Partisë Socialiste duke festuar në Tiranë pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit.

Rezultati shpall fitues Aleacën për Shqipërinë Europiane udhëhequr nga Partia Socialiste, me 83 mandate, ndërsa Aleanca për Punësim, Mireqënie dhe Integrim, drejtuar nga Partia Demokratike, ka marrë 57 mandate.

Thënë ndryshe koalicioni i majtë kryeson me rreth 300 mijë vota më shumë sesa koalicioni i djathtë.

Keto kanë qënë gjashtë javë të gjata ankimimesh dhe debati mes dy kampeve politik deri te shpallja zyrtare e fitores së 23 Qershorit.

Përgjatë kësaj periudhe KQZ u përfshi dhe nga procese rinumerimi të votave në qarqet Lezhë dhe Shkodër, çfarë i çoi palët dhe në përballje ligjore në Kolegjin Zgjedhor.

Krahas ankimimeve, shpallja e rezultatit u kondicionua dhe nga fakti se KQZ nuk kishte kuorimin e nevojshëm të anëtarëve për të bërë shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Mbledhja e sotme e KQZ e mbylli kapitullin e procesit zgjedhor dhe qeveria e re pritet të nisë punë në muajin Shtator. (m.z.)
XS
SM
MD
LG