Ndërlidhjet

Të enjten - vendimi për kodin telefonik të Kosovës?!


Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se bisedimet me Prishtinën për çështjet e telekomunikacionit kanë përfunduar, ndërsa të enjten palët do të deklarohen rreth propozimit për kodin ndërkombëtar të Kosovës.

Nesër është afati për t’u deklaruar rreth propozimit në tavolinë. Do të provojmë që në konsultime me Brukselin dhe Prishtinën të gjejmë zgjidhje, por bisedime të reja nuk do të ketë”, ka thënë Lajiq për mediat serbe.

Sipas tij, takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, varet nga suksesi i dialogut teknik në lidhje me telekomunikacionin dhe energjinë.

Nëse arrihet marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë, atëherë dy kryeministrat do të takohen më 27 gusht. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë as takim. Andaj, është e rëndësishme që të vijmë deri te një zgjidhje e kompromisit”, ka thënë Lajiq.

Po sipas tij, negociatorët kosovarë në Bruksel bëjnë gjithmonë probleme, duke dalë me kushte të reja dhe duke ndryshuar marrëveshjet paraprake.(v.tela)
XS
SM
MD
LG