Ndërlidhjet

Norvegji: Kryeministri "taksist"


Kryeministri norvegjez maskohet si taksist
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Kryeministri norvegjez maskohet si taksist


Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg është maskuar si shofer taksie dhe pa u prezantuar fare ka transferuar pasagjerët në destinacionin që ata kërkonin nëpër Oslo.

Ky veprim i tij vjen në kohën e fushatës zgjedhore dhe synimi i tij thotë të ketë qenë njohja nga afër me shqetësimet e qytetarëve.

Partia Liberale e Stoltenbergut ka publikuar pamje filmike të dielën duke shfaqur momente kur pasagjerët e kanë kuptuar se shoferi i taksisë është në fakt kryeministri i vendit.

Ai ka thënë se “njerëzit me të vërtetë e thonë atë që e mendojnë për shumicën e gjërave” kur janë në një taksi.

Zëdhënësja e Partisë Liberale, Pia Gulbrandsen ka thënë se një kompani reklamash ka ndihmuar në realizimin e këtij veprimi.

Zgjedhjet parlamentare të Norvegjisë do të mbahen më 9 shtator.

Të dhënat mediale thonë se Partia Liberale e Stoltenbergut është duke u zvarritur nëpër sondazhe me partinë opozitare konservatore.
XS
SM
MD
LG