Ndërlidhjet

BE: Të mos rrezikohen bisedimet izraelito-palestineze


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të shmangin aksionet, të cilat minojnë rifillimin e bisedimeve të paqes, pas bllokimit trevjeçar.

“Ndërtimet e Izraelit në Bregun Perëndimor janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe kërcënojnë ta bëjnë të pamundur zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez”, ka thënë zëdhënësi i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Michael Mann.

Izraeli ka bërë të ditur të dielën se do të ndërtojë më shumë se 1,000 shtëpi të reja për hebrenjtë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Njoftimi ka ardhur vetëm tre ditë para se izraelitët dhe palestinezët të mbajnë rrethin e dytë të bisedimeve në Jerusalem, për t’i dhënë fund konfliktit.

Bisedimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë në vitin 2010, për shkak të ndërtimit të vendbanimeve, dhe kanë rinisur muajin e kaluar në Uashington.
XS
SM
MD
LG