Ndërlidhjet

Të pamotivuar për zgjedhjet lokale


Ilustrim
Ilustrim
Disa qytetarë të Prishtinës vlerësojnë se interesimi për zgjedhjet e nëntorit mungon, për shkak se shumica e qytetarëve janë të zhgënjyer me qeverisjet e deritashme nëpër komuna.

Sipas tyre janë një varg arsyesh, të cilat ndikojnë që qytetarëve t'u mungojnë motivet që do ta ngjallnin interesimin për zgjedhjet lokale.

Ka mendime se parregullsitë në zgjedhjet e kaluara, si dhe mospërmirësimi i kualitetit të jetës së qytetarëve gjatë qeverisjeve lokale të kaluara, ua zbehin motivin qytetarëve që të interesohen për zgjedhje.

Jo perspektiva, gjendja e rëndë ekonomike, papunësia, janë po ashtu arsye që nuk i lejojnë qytetarët të mendojnë për zgjedhjet.

Por, ka edhe të tillë që vlerësojnë se ekziston ose duhet të ekzistoj interesimi i qytetarëve për zgjedhjet, në mënyrë që përmes votës të ndryshohet situata.


Dëgjoni se çfarë thonë qytetarët:
XS
SM
MD
LG