Ndërlidhjet

Serbët aplikojnë me listën "Serbia"


Mbishkrime në veri të Mitrovicës kundër zgjedhjeve, 5 shtator 2013
Mbishkrime në veri të Mitrovicës kundër zgjedhjeve, 5 shtator 2013
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte afati i fundit për të aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale, janë paraqitur gjithsejt 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 inciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.

Prej subjekteve serbe, është paraqitur lista e përbashkët “Serbia”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, Iniciativa Demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së KQZ-së për regjistrimin e partive.

Megjithqë Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, në pjesën veriore ka të atillë që edhe mëtutje e kundërshtojnë daljen në zgjedhje.

Raportohet se në pjesën veriore të Kosovës janë paraqitur mbishkrime në të cilat shkruan "JO zgedhjeve". (f.b.)
XS
SM
MD
LG