Ndërlidhjet

Marrëveshja për Telekomunikacionin


Marrëveshja për Telekomunikacionin


1. Në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të dy palët pajtohen që Kosovës t’i ndahet një kod telefonik treshifror nga ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve) në përputhje me standardet, parimet dhe oraret e ITU. Të dy palët janë pajtuar që një modalitet i pranueshëm nga të dy palët do të gjendet në lidhje me këtë proces brenda tre muajsh, me lehtësim të BE-së sipas nevojës.

Qëllimi është që periudha e migrimit të kodit telefonik duhet të përfundojë deri në janar të vitit 2015. Pas kësaj date, ky kod telefonik nga ITU do të përdoret nga të gjithë operatorët në Kosovë. Operatorët nga të dy palët do t’i reduktojnë kostot deri në tarifa lokale për qytetarët.

2. Rregullatorët në të dy anët do të pajtohen mbi aranzhimet teknike për të harmonizuar përdorimin e spektrit për GSM dhe për sinjal televiziv, përfshirë transmetimet digjitale tokësore, me qëllim të sigurimit të ofrimit të ndërsjellë e të pashkëputur të shërbimeve në bazë të parimeve të ITU-së dhe të shmangies së ndërhyrjeve të dëmshme mes shërbimeve. Secila palë zotohet të mos e mbulojë me qëllim kufirin /kufirin administrativ të palës tjetër.

Rregullatorët po ashtu do të inkurajojnë dhe lehtësojnë procesin e interkoneksionit dhe marrëveshjes për romingun mes operatorëve mobilë të të dy anëve me qëllim të reduktimit të kostos për qytetarët. Ata po ashtu do të fillojnë një proces të harmonizimit për frekuencat digjitale.

3. Për telefoninë fikse, një licencë e plotë për shërbimet e telekomunikimeve fikse do t’i lëshohet një kompanie të re (Neë Co), ndonjë dege të një kompanie serbe të regjistruar në përputhje me kornizën rregullative të Kosovës.

4. Për telefoninë mobile, autoritet e Kosovës do t’i lejojnë kompanisë së re një autorizim të përkohshëm, sipas kornizës rregullative të Kosovës, për operacione aktuale, të kufizuar brenda infrastrukturës aktuale në terren. Ky autorizim i përkohshëm nuk do të skadojë para janarit të vitit 2015.

Autorizimi i përkoshëm do të skadoj atëherë kur autoritetet e Kosovës japin një liçencë të plotë, të pakufizuar për telefoninë mobile si rezultat i një tendenri/ankandi. Tenderi do të organizohet në përputhje me standardet e BE-së.

5. Ndonëse shërbimet postare nuk kanë qenë pjesë e këtyre diskutimeve, të dy palët janë pajtuar t’i diskutojnë ato në një fazë më të vonshme.

6. Një grup zbatues do të formohet, me lehtësim nga BE sipas nevojës, me qëllim të hartimit të një Plani të plotë Veprimi për zbatimin e Marrëveshjes. Pas hyrjes në fuqi të aranzhimeve të mësipërme, grupi zbatues mund të diskutojë, me kërkesë të secilës palë, çfarëdo çështje tjetër që lidhet me këto marrëveshje. Procesi i zbatimit të plotë do të fillojë pas marrjes së pranimit me shkrim të Planit të Veprimit.

* publikuar nga zyra për komunikim publik e kryeministrit të Kosovës
XS
SM
MD
LG