Ndërlidhjet

Qytetarët: Ndikime politike në organizimin e zgjedhjeve


Heqja e logos së shtetit nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, përcaktimi i vetë datës së zgjedhjeve, shtyrja e afateve për regjistrimin e subjekteve politike të veriut, ndryshimet në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, roli i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në këto zgjedhje, janë veprime që ndikojnë politikisht në organizimin e këtyre zgjedhjeve, vlerësojnë disa qytetarë të Prishtinës.

Sipas tyre, këto ndikime politike kryesisht burojnë nga marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Disa qytetarë e shohin si fakt pozitiv përfshirjen e veriut në zgjedhje e disa të tjerë, vlerësojnë se do të ketë rezultate paradoksale.



XS
SM
MD
LG