Ndërlidhjet

Daçiq, më 19 tetor, në Kosovë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të qëndrojë më 19 tetor në Graçanicë, nga ku do t’iu bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Gazeta serbe “Politika” citon pohimin e Daçiqit, sipas të cilit “deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit”.

“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG