Ndërlidhjet

PK kryen disa bastisje në kuadër të operacionit rajonal


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës, e ndihmuar nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar (NJHKO) e EULEX-it, ka zhvilluar dje tri operacione të bastisjes në Kosovë, ku u konfiskuan një numër i armëve.

Bastisjet u zhvilluan në kuadër të një operacioni të madh që u zhvillua dje në Itali dhe kishin të bënin me trafikimin e drogës.

Policia italiane ndërmori veprime për zbatimin e 71 urdhër-arresteve dhe kryerjen e 117 bastisjeve me bashkëpunimin e agjencive për zbatimin e ligjit të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë.

Mbi 700 kilogramë drogë u konfiskuan pas zbulimit të një rrjeti ndërkombëtar që importonte drogë në Itali përmes Ballkanit.
XS
SM
MD
LG