Ndërlidhjet

Kosovë: Prokuroria punon në 14 lëndë lidhur me votimet


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Kryeprokuroria e shtetit e Kosovës ka njoftuar sot se po punohet në 14 lëndë në gjithë Kosovën, që kanë të bëjnë me “veprat penale kundër të drejtave të votimit”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Koordinatorja kombëtare për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, prokurorja Laura Pula, mëtutje ka njoftuar se rastet janë pranuar në shtatë prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Lëndët janë në fazën hetimore, ndërsa ndaj 2 personave është zbatuar masa e arrestit shtëpiak, një person është paraburgosur, ndërsa kundër një personi është ndërmarrë masa e ndalimit policor.

Prokurori i shtetit është informuar nga Policia e Kosovës se deri sot janë regjistruar 30 incidente, që pretendohet se janë kryer lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, ndërsa 14 raste janë dorëzuar në prokuroritë kompetente.

Në fund të njoftimit theksohet se Prokurori i Shtetit i inkurajon qytetarët e Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet dhe organizatat, që t’i paraqesin rastet për dyshime eventuale për keqpërdorim ose manipulim me vota.
XS
SM
MD
LG