Ndërlidhjet

OSBE: Votat nga veriu të numërohen në Prishtinë


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë rekomandon që numërimi i fletëvotimeve nga zgjedhjet e përsëritura në pjesën veriore të Mitrovicës, të bëhet në Qendrën për Numërimin e Votave në Prishtinë.

“Këtu kemi Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in. Të gjithë janë këtu, por përse të mos ndërmerren hapa shtesë për të minimizuar rrezikun… Andaj, rekomandim i yni mbetet që fletëvotimet të numërohen në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikolla Gaon, raporton Tanjug.

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha vendvotimet në veri të Mitrovicës janë hapur me kohë dhe se votimi është duke shkuar mirë.

Të drejtë vote në tri qendrat e votimit kanë mbi 23,000 qytetarë.

Përsëritja e zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e dhunës që ka ndodhur në këto qendra ditën e zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor, nga persona të maskuar, të cilët kanë shkatërruar kutitë e votimit.
XS
SM
MD
LG