Ndërlidhjet

Zuma: Populli ynë e humbi babanë


Afrikanët jugorë vajtojnë vdekjen e Mandelës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:47 0:00

Afrikanët jugorë vajtojnë vdekjen e Mandelës

Liderët botërorë, personalitetet dhe njerëzit e rëndomtë në gjithë botën, e kanë nderuar trashëgiminë e ish-presidentit të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, që ishte edhe ikonë kundër-aparteidit në Afrikën Jugore.

Ai vdiq të enjten në moshën 95 vjeçare.

Presidenti aktual i Afrikës Jugore, Jacob Zuma, tha se Mandela ka vdekur në mënyrë “paqësore” i shoqëruar nga familja në shtëpinë e tij në Johanesburg.

“Vendi ynë e ka humbur të birin e vet më të madh. Populli ynë e ka humbur babanë. Megjithëqë ne e dinim se kjo ditë do të vinte, asgjë nuk mund ta zvogëloj ndjenjën tonë të humbjes së thellë dhe të madhe”, tha Jacob Zuma.

Mandela ka vdekur pas shumë muajve të luftës kundër infektimit të mushkërive.

Banorët e Afrikës së Jugut janë tubuar në Johanesburg dhe Soweto për ta nderuar Nelson Mandelën. Ata kanë kënduar këngë tradicionale dhe kanë vallëzuar, para ish-shtëpisë së të ndjerit Mandela në Soweto.

Shprehje të nderimit janë bërë edhe në gjithë botën.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, vlerësoi se Mandela “ishte gjigant i drejtësisë” ndërsa “lufta e tij vetëmnohuese për dinjitetin njerëzor, barazinë dhe lirinë” i ka inspiruar shumë njerëz.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se bota e ka humbur njërin prej njerëzve “më me ndikim, më të guximshëm dhe një qenie njerëzore thellësisht të mirë”.

“Ne me gjasë nuk do të shohim prapë dikë të ngjashëm si Nelson Mandela. Prandaj, na takon neve që në mënyrën më të mirë të mundshme ta çojmë përpara shembullin, që ai e ka vënë: të bëjmë vendime jo të udhëhequr nga urrejtja, por nga dashuria; asnjëherë të mos e ulim dallimin që mund ta bëjë një njeri; të angazhohemi për të ardhmen që është adekuate me sakrificën e tij. Tash për tash, të heshtim dhe të japim falënderim për faktin se Nelson Mandela jetoi, njeriu që e mori historinë në duart e tij, dhe që e ka përkulur harkun e universit moral kah drejtësia”, tha Barack Obama.

Obama ka urdhëruar që në Shtëpinë e Bardhë flamuri amerikan të ulet në gjysmë shtize, në shenjë nderimi për të ndjerin Mandela.

Ish-kryepeshkopi në Kejptaun, Desmond Tutu, një tjetër personalitet madhor i luftës kundër aparteidit, e ka përkujtuar figurën e zotit Mandela gjatë një meshe.

Zot, ju faleminderit për dhuratën e Madibas (që mishte emri i Mandelës). Ju falënderohem për atë që na ka mundësuar ta dimë se çka mund të bëhemi. Na ndihmo të bëhemi një vend i tillë”, tha Desmond Tutu.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka lavdëruar Mandelën, duke e vlerësuar si “njërin nga politikanët më të mëdhenj të kohëve moderne”.

Mbretëresha britanike Elizabeth tha se ajo ishte “thellësisht e pikëlluar” nga lajmi për vdekjen e Mandelës.

Liderët evropianë, presidenti kinez, Xi Jinping, Dalai Lama, dhe shumë personalitete të të tjera, të njohura publike, kanë dhënë deklarata në të cilat e nderojnë Nelson Mandelën, si njërin nga figurat më madhe të shekullit të 20. (f. bujupi)
XS
SM
MD
LG