Ndërlidhjet

PE miraton rezolutë për krizën në Ukrainë


Parlamenti Evropian, 12 dhjetor 2013.
Parlamenti Evropian, 12 dhjetor 2013.
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë, e cila shpreh keqardhje për vendimin e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, për të mos nënshkruar marrëveshjen e asociimit me BE-në.

Dokumenti, i mbështetur nga të gjitha grupet e mëdha politike në këtë dhomë, dënon po ashtu “ngjarjet e dhunshme” të 9 dhjetorit, kur forcat e sigurisë “kanë hyrë me forcë në zyrat e partive opozitare dhe mediave të pavaruara dhe kanë keqtrajtuar protestuesit”.

Ligjvënësit evropianë kanë bëtë thirrje për një mision ndërmejtësues, që do të ndihmonte bisedimet midis Qeverisë ukrainase dhe opozitës.

Rezoluta po ashtu dënon Rusinë për “presion të papranueshëm politik dhe ekonomik mbi Kievin”.
XS
SM
MD
LG