Ndërlidhjet

Ashton paraqet raportin për Kosovën e Serbinë


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, paraqet sot para Këshillit të Ministrave raportin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, midis Kosovës dhe Serbisë.

Ajo e ka cilësuar si mbresëlënës përparimin në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka bërë thirrje që me Serbinë të hapen negociatat e anëtarësimit në BE.

Ministrat pritet të përshëndesin hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe t’iu bëjnë thirrrje autoriteteve kosovare që të bëjnë më shumë për të përmbushur kushtet që nevojiten për të përmbyllur këto negociata.

Nga Kosova pritet të kërkohet që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të kryejë rerformën zgjedhore, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Ministrat diskutojnë sot për procesin e zgjerimit me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG