Ndërlidhjet

Turqi: Erdogan i shkarkoi 5 shefa policorë për arrestime korruptive


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se pesë komisionarë të policisë në Stamboll dhe Ankara, janë shkarkuar, për shkak të “operacionit të pistë” kundër qeverisë së tij.

Zoti Erdogan ishte i shqetësuar nga aksionet e policisë ditën e martë, kur më se 50 njerëz, përfshirë edhe djemtë e disa ministrave të Turqisë dhe biznesmenë të njohur për lidhje me Erdoganin, ishin arrestuar në kuadër të një hetimi masiv për korrupsion.

Zoti Erdogan tha sot se “nuk do të lejoj komplot politik”.

Sipas tij, hetimet janë një përpjekje për ta “njollosur” qeverinë e tij para zgjedhjeve të ardhshme.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe djemtë e ministrit të brendshëm, të ekonomisë dhe atij të ambientit.

Së paku 10 nga të arrestuarit janë liruar.

Së bashku me shefat e policisë, një duzinë e oficerëve të lartë policorë në Ankara dhe Stamboll, poashtu janë shkarkuar ose janë dërguar në vende të tjera pune.
XS
SM
MD
LG