Ndërlidhjet

Shkarkohen edhe 25 shefa të policisë në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet turke kanë larguar nga puna edhe 25 shefa të tjerë të policisë, njoftojnë mediet lokale, duke e përshkruar këtë veprim si një përpjekje për t’iu hakmarrë forcës për nisjen e një hetimi të gjerë të korrupsionit ku përfshihen ministra të qeverisë.

Njëzetekatër persona janë arrestuar formalisht si pjesë të këtij hetimi anti-korrupsion që nisi këtë javën, përfshirë edhe djemtë e dy ministrave të kabinetit, dhe kryeshefin ekzekutiv të Halkbank, që është në pronësi të shtetit.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha dje se këto hetime përbëjnë një “operacion të ndyrë” kundër regjimit të tij.

Erdogan tha se do të vazhdoj me masa të rrepta kundër atyre që qëndrojnë prapa këtyre hetimeve.

Rreth 70 oficer të policisë, përfshirë edhe drejtorin e fuqishëm të policisë në Istanbull, janë përjashtuar nga puna, ose u janë ndërruar pozitat komanduese.
XS
SM
MD
LG