Ndërlidhjet

Kosovë: Tërnava u uron Krishtlindjet besimtarëve katolikë


Naim Tërnava
Naim Tërnava
Me rastin e Festës së Krishtlindjeve, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, në të cilin atij dhe të gjithë besimtarëve katolikë u uron Kërshëndellat, me “urimet tona më të sinqerta me dëshirë për shëndetin, lumturinë dhe mirëqenien Tuja”.

Mëtutje, Myftiu Tërnava shkruan se “festat fetare te populli ynë çdoherë kanë qenë vlera e virtyte që na kanë bashkuar, duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin” dhe “shfaqë bindjen se kështu do të jetë gjithmonë”, njofton Krysesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
XS
SM
MD
LG