Ndërlidhjet

Viktima të reja nga protestat në Egjipt


Përkrahësit e ish-presidentit Muhamed Morsi
Përkrahësit e ish-presidentit Muhamed Morsi
Të paktën 17 persona janë vrarë në Egjipt, kur policia ndërhyri për të shpërndarë mijëra përkrahës të Vëllazërisë Myslimane, kanë njoftuar autoritetet egjiptiane.

Përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane kërkojnë kthimin në pushtet të ish-presidentit Mohamed Morsi.

Vdekjet kanë ndodhur të premten vonë në Kajro, Aleksandri, Ismailia, Fajum dhe Minia.

Ministria e Shëndetësisë thotë se mbi 50 persona janë plagosur, ndërsa, sipas Ministrisë së Brendshme, 122 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane janë arrestuar.

Qindra njerëz janë vrarë në përleshje dhe mijëra të tjerë janë arrestuar prejse ushtria ka përmbysur presidentin islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

Protestat janë intensifikuar prejse Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG