Ndërlidhjet

Dhunohet procesi zgjedhor në Bangladesh, 18 të vrarë


Bangladesh
Bangladesh
Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Banglladesh janë dëmtuar nga dhuna që shpërtheu gjithandej shtetit.

Mijëra protestues kanë gjuajtur bomba, e diku tjetër edhe u kanë vënë zjarrin qendrave të votimit, pasi i kanë vjedhur fletë-votimet gjatë kohës sa zhvillohej procesi zgjedhor.

Të paktën 18 persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet policisë së aktivistëve të opozitës, të cilët kanë ftuar për bojkot të këtij procesi.

“Ne nuk do të lejojmë që procesi të zhvillohet, përderisa demokracia të mos rikthehet”, ka thënë një protestues në qytetin Boga.

Ai ka shtuar se shpreson që veprimet e aktivistëve opozitarë do ta ndërpresin procesin.

“Ky është një shtet demokratik. Të gjithë ne që e përkrahim demokracinë, po protestojmë kundër këtyre zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Sipas autoriteteve të rendit, më se 100 qendra të votimit janë dhunuar gjatë ditës së diel.

Opozitarët kanë ftuar për një grevë 48 orëshe, në shenjë pakënaqësie me këtë cikël zgjedhor, për të cilin kanë ftuar simpatizantët dhe votuesit e tyre, që ta injorojnë.

Blloku opozitar ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve, pasi kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka refuzuar kërkesat e trye që të caktojë një administratë të përkohshme neutrale që të mbikëqyrë procesin e votimit.

Bojkoti opozitar nënkupton se Lidhja Awami Hasina, e ka fitoren e siguruar nga ky proces, përderisa kandidatët e saj kaluan pa asnjë pengesë zgjedhjet në 153 nga 300 zonat zgjedhore, sa janë në Bangladesh.

Dalja e votuesve në zgjedhjet e 5 janarit, llogaritet të jetë e vogël, edhe pse shifrat zyrtare ende nuk janë publikuar.

Rezultatet e para preliminare, pritet të publikohen të hënën në mëngjes, sipas orës lokale.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG