Ndërlidhjet

Kuvendi të vendosë për PTK-në


Qeveria e Kosovës fillimisht duhet të marrë pëlqimin e Kuvendi të Kosovës për të filluar një proces të ri të privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Ata kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dalin me dëshmi që e arsyeton dështimin e këtij procesi.

Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së që nga fillimi i procesit është shpallur dy herë i dështuar nga Qeveria e Kosovës.

Në tetor të vitit 2011, ky proces ishte mbyllur i pasuksesshëm, pasi nga gara ishte tërhequr Telekomi kroat, meqë, siç thuhet, menaxherët e Postës dhe Telekomit të Kosovës dyshohen për korrupsion

Derisa më 31 dhjetor të vitit të kaluar është shpallur i dështuar, për shkak se shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ishin kundër shitjes së 75 për qind të aksioneve të këtij aseti publik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerëson se nuk duhet të fillojë asnjë procedurë e re për procesin e privatizimit të PTJK-së, pa u analizuar mirë se cila ka qenë arsyeja e dështimit të procesit të PTK-së

“Në rend të parë është koha kur duhet të forcohet përgjegjësia individuale duhet të ngritët përgjegjësia institucionale, dhe është koha kur prokuroria duhet të merret më të gjithë aketërt dhe më të gjitha ata që e kanë sjell në këtë drejtim që të vijmë deri tek dështimi. Nga vete fakti se humbjet nga ky dështim i procesit të privatizimit janë multidimensionale, atëherë besoj që është koha që ky proces të hulumtohet”, thotë Gëraxhliu për Radion Evropa e Lirë

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se fillimisht duhet të tejkalohen problemet në Kuvendin e Kosovës, që janë krijuar rreth këtij dhe aty të merret një vendim e më pas, siç thotë Rexhepi, të nisin procedurat.

“Nëse kemi parasysh ligjin e ndërmarrjeve të publike atëherë Qeveria e Kosovës e ka problem të hyjë menjëherë në një proces të ri. Këtu e kam parasysh se problemi ende qëndron në Kuvendin e Kosovës, respektivisht në raportet qeveri - kuvend. Kuvendi ende nuk ka nxjerr asnjë vendim për privatizimin e PTK-së dhe pa këtë vendim qeveria nuk mund të bëjë as një hap”, bën të ditur Rexhepi.

Radio Evropa e Lirë me gjithë përpjekjet nuk ka mundur të kontaktojë ministrin e Zhvillimit Ekonomi, Fadil Ismajli për të marrë një prononcim për hapat e mëtutjeshëm rreth procesit të ri të privatizimit të PTK-së.

Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë deklaruar se ministri Ismajli i është në një udhëtim zyrtar jashtë Kosovës.

Sidoqoftë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se nuk mund të ketë zgjidhje të problemit të procesit të Postë Telekomit të Kosovës pa identifikim të shkaktareve të problemit, dhe siç thotë ai nuk mund të ketë zgjidhje të problemit pa ballafaqim me problemin.

“Nëse mendohet drejt ardhmërisë duhet të mbyllet dosja e të kaluarës dhe dosja e së kaluarës është një bagazh shumë i madh i dëmit që iu ka shkaktuar Kosovës. A e dinë institucionet e Kosovës ku janë tani në këtë proces dhe nëse është mbyllur ky proces i privatizimit; a eksiton ndonjë dëshmi që e arsyeton se pse ka dështuar ky proces? Është koha të merremi me substancë dhe në substancë të krijojmë një platformë të shëndosh të privatizimit duhet dialog, duhet partneritet ”, vlerëson Gëxhaliu.
XS
SM
MD
LG