Ndërlidhjet

Champagne: Kosova ka histori të gjatë futbollistike


Prishtinë
Prishtinë
Kandidati për kryetar të ri të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Jerome Champagne, ka deklaruar se Kosova është në rrugën e drejtë, por ka edhe shumë punë për t’u bërë anëtare e plotë e FIFA-s.

“Ata, në 15 vjetët e fundit janë ndjerë të izoluar, të padëshiruar dhe të harruar, por kjo po ndryshon”, tha Champagne, dhe ka shtuar se “Kosova ka histori të gjatë futbollistike dhe shumë lojtarë në gjithë Evropën janë krenarë për origjinën e tyre” nga Kosova.

Më tutje, ai ka thënë se futbollisti Adnan Januzaj, natyrisht se “mund të luajë” për Kosovën.

Zoti Champagne është shprehur se “ishte e dukshme se kur Bajerni i Munihut e fitoi Ligën e Kampionëve, majin e kaluar, Xherdan Shaqiri i mbajti dy flamuj të lidhur së bashku: atë të Zvicrës, për të cilën luan, dhe të Kosovës, prej nga është”.

Vendimi i FIFA-s që Kosovës t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore, për Champagne, paraqet një hap të madh në drejtim të duhur, por shumë sportistë dhe sportiste nga Kosova tashmë kanë vendosur të shkojnë jashtë dhe të bëjnë gara për vendet ku jetojnë.

Jerome Champagne ishte i angazhuar si konsultues i pavarur i Federatës së Futbollit të Kosovës, për ta sjellë atë brenda shoqërisë ndërkombëtare futbollistike, raporton agjencia Reuters. (f.b)
XS
SM
MD
LG