Ndërlidhjet

Egjipt: Në përvjetor - 49 të vrarë


Kajro
Kajro
Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit ka bër ë të ditur se së paku 49 vetë janë vrarë gjatë së shtunës, derisa është shënuar trevjetori i përmbysjes së ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Këto të dhëna të ministrisë të paraqitura në njoftimin e sotëm, janë pothuajse dy herë më të larta se numri i mëparshëm i raportuar i të vrarëve, gjatë protestave dhe përleshjeve me policinë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 247 persona të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar sot se 1,079 njerëz janë arrestuar gjatë demonstratave të së shtunës.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në demonstratat e së shtunës, disa në favor të autoriteteve që e udhëheqin Egjiptin, të mbështetura nga ushtria, ndërsa të tjerët në mbështetje të ish-presidentit të burgosur islamist, Muhammad Morsi, i cili ishte zgjedhur pasi Mubaraku qe detyruar të tërhiqet nga presidenca.

Më vonë, në korrik të vitit të kaluar, Muhammad Morsi u përmbys nga ushtria.(f.b)
XS
SM
MD
LG