Ndërlidhjet

Sot verdikti për Ribery, Benzema në rastin e prostitucionit


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë franceze pritet të nxjerr të enjten vendimin nëse futbollistët Franck Ribery dhe Karim Benzema kanë paguar me vetëdije një prostitutë minorene për shërbimet e saj seksuale, krim ky i denuëshëm sipas ligjeve franceze me 3 vjet burgim, dhe gjobë prej të paktën 45 mijë euro.

Ribery-ja i Bayern Munich, akuzohet se në vitin 2009, ka paguar Zahia Dehar për shërbime seksuale, në kohën kur vajza ishte vëtëm 17 vjeç.

Benzema akuzohet për të njëjtin krim, por që supozohet se është kryer një vit më herët.

Ribery ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me Dehar, por ka thënë se nuk kishte dijeni për moshën e saj, ose që vajza ishte prostitutë.

Benzema ka mohuar çfarëdo raporti me vajzën.

Dehar, e cila prej asaj kohe ka nisur një linjë të posaçme të veshmbathjeve, ka thënë se ka gënjyer për moshën e saj, kur është takuar me futbollistët.

Prokuroria ndërkaq ka rekomanduar gjykatën që dyshja të lirohet nga akuza.
XS
SM
MD
LG