Ndërlidhjet

Mitrovica e veriut pa atmosferë për zgjedhje


Mitrovicë e veriut...
Mitrovicë e veriut...
Përderisa dita e zgjedhjeve të ripërsëritura lokale për kryetar të Mitrovicës së veriut, 23 shkurti, po afrohet, atmosfera e përgjithshme në këtë komunë nuk jep shenja se qytetarët atje po shprehin interesim për këto zgjedhje, vlerësojnë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, por edhe politikanët serbë që kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në të kaluarën.

Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës administrative të Qeverisë së Kosovës, në Mitrovicën e veriut, e cila në zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar ka qenë kandidate për kryetare e kësaj komune, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht se kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri te zgjedhjet, nuk vërehet ndonjë atmosferë zgjedhore.

Megjithatë, ajo pret që me fillimin e fushatës parazgjedhore, situata të ndryshojë.

“Nuk ka atmosferë, sidomos për shkak se fushata nuk ka filluar. Të gjithë e dinë se ato zgjedhje do të ndodhin dhe shumëçka do të varet nga vetë fushata në terren. Duke marrë parasysh që problemi i Kosovës është prezantuar më shumë si një proces ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe se ata janë aktorët kryesorë, tashmë kemi kandidatë serbë dhe shqiptarë për kryetar të komunës”.

“Votuesit shqiptarë me siguri se do të dalin në votime. Por, pala serbe, kur bëhet fjalë për të dy kandidatët, atëherë fushata e tyre duhet të jetë mjaft aktive për t’i bindur qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje. Përfundimisht, pjesëmarrja e Beogradit në proces ka mjaft rëndësi, në mënyrë që qytetarët të binden për të dalë për të votuar më 23 shkurt”
, thotë Hoxhiq.

Në anën tjetër, politikani serb, Marko Jakshiq, i cili i takon taborit që ka kundërshtuar deri më tash mbajtjen e zgjedhjeve lokale të organizuara nga institucionet e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka parashenja për një atmosferë të mirë parazgjedhore në Mitrovicën e veriut.

“Ajo që unë kam rastin të shoh në Mitrovicën e veriut, është se nuk ekziston ndonjë aktivitet parazgjedhor. Mbase kjo mund të ndodhë në javën e ardhshme, por tash për tash nuk shoh as pano zgjedhore, e asgjë të ngjashme. Ne, si Kuvend i Krahinës Autonome të Kosovës, me siguri se do të mbajmë mbledhje javën e ardhshme dhe do të japim qëndrimin tonë politik lidhur me çështjen e zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e veriut. Por, tash për tash, ndonjë ka asnjë shenjë të aktiviteteve parazgjedhore”, shprehet Jakshiq.

Por, faktorët që kanë ndikuar të mos vërehet ndonjë optimizëm parazgjedhor te qytetarët, Hoxhiq dhe Jakshiq i shohin në mënyra të ndryshme.

Hoxhiq thotë se popullata në Mitrovicën e veriut ka qenë e papërgatitur për zgjedhjet, për shumë arsye. Sipas saj, edhe mosdalja në numër të madh e votuesve në zgjedhje, përsëritja e zgjedhjeve, vrasja e një këshilltari komunal, burgosja e liderit të një subjekti garues dhe të tjera, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, megjithatë kanë ndikuar në humorin e njerëzve ndaj zgjedhjeve dhe pranimin e procesit.

“Procesi, në përgjithësi, e ka gjetur shoqërinë tonë në veri pak a shumë të papërgatitur. Popullata nuk ka qenë e informuar mjaftueshëm dhe në mënyrë adekuate për të gjitha ato që na presin me zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve”.

“Megjithatë, ky është një proces që ka nisur, është i pakthyeshëm dhe i cili gjithsesi do të jetë i suksesshëm, sepse ky nuk është proces lokal. Është një proces i makro-politikës, i cili duhet të ketë sukses. Morëm ose jo pjesë ne në proces, ai do të jetë i suksesshëm dhe askush nuk mund ta ndalojë”
, thekson Hoxhiq.

Jakshiq thotë se procesi zgjedhor nuk pret të jetë i suksesshëm. Megjithatë, sipas tij, askush nuk po ushtron dhe nuk do të ushtrojë presion ndaj qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.

“Sa na përket neve, si Kuvend i përkohshëm, zgjedhjet kanë përfunduar më 3 nëntor, kur pjesa më e madhe e popullit ka treguar se nuk dëshiron zgjedhje, të cilat i ka shpallur Jahjaga”, potencon Jakshiq, duke shtuar se blloku bojkotues do të punojë aktivisht edhe më tutje në drejtim të bojkotimit të zgjedhjeve.

Ndryshe, Jakshiq shpreh mendimin se ngjarjet e fundit në Mitrovicën e veriut, e sidomos paraburgosja e liderit të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, si dhe Dragoljub Delibasiq, nën dyshimet për krime lufte dhe vrasje të rëndë, ka frustruar qytetarët e Mitrovicës së veriut.

Kjo, sipas tij, do të reflektoj edhe në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
XS
SM
MD
LG