Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton sot për raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon për Kosovën.

Në debatin e sotëm në selinë e OKB-së në New York, do të flasin edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, thotë se viti i kaluar ishte një “vit i përparimit të rëndësishëm politik”.

Në raportin e publikuar në faqen e Kombeve të Bashkuara në Internet, për zhvillimet në Kosovë në periudhën 16 tetor 2013 e deri më 20 janar të vitit 2014, theksohet se “palët e kanë vazhduar implementimin substancial të Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Qeverisjen e Normalizimit të Raporteve, të arritur më 19 prill”.

Këtu mund ta lexoni më gjerësisht raportin

Raportit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i është bashkangjitur edhe materiali i shefit të misionit EULEX, Bernd Borchardt, në të cilin flitet për aktivitetet e këtij misioni.

Në këtë tekst theksohet se “hetimi penal i udhëhequr nga një forcë speciale lidhur me akuzat për rrëmbim, arrestim, keqtrajtim dhe vrasje, si dhe për trafikimin e organeve, në Kosovë ka vazhduar me të shpejtë gjatë periudhës raportuese” dhe konstatohet se “është bërë progres solid në aktivitetet hetuese dhe operacionale”.

Kjo thuhet se është arritur duke iu falënderuar dialogut politike ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, dhe arritjes së marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. (f.bujupi)
XS
SM
MD
LG