Ndërlidhjet

Afganistan: Plotësohet legjislacioni për të drejtat e femrave


Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka urdhëruar ndryshime në legjislacionin e propozuar, që është kritikuar se paraqet pengesë kryesore për të drejtat e femrave.

Parlamenti i këtij vendi tashmë e ka miratuar legjislacionin e ri të “procedurës penale juridike”, me të cilin prokurorëve u ndalohet marrja në pyetje e çfarëdo të afërmi të të dyshuarit për abuzim.

Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët perëndimorë e kanë kritikuar këtë legjislacion, duke thënë se nuk do t’i mbrojë femrat nga dhuna në familje dhe martesa e detyruar.

Një zëdhënës i presidencës afgane tha sot se Kodi i ri penal nuk do të bëhet fuqiplotë derisa ministria e drejtësisë nuk i bënë disa plotësime të caktuara.
XS
SM
MD
LG