Ndërlidhjet

Obama: Nuk do të njihen asnjëherë rezultatet e referendumit në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti amerikan Barak Obama i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin se rezultatet e referendumit për shkëputjen e gadishullit Krimeja nga rajoni i Ukrainës, nuk do të njihen asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare.

Në anën tjetër, autoritetet pro-ruse në Krime kanë bërë me dije se 95.5 përqind e votuesve të së dielës e kanë mbështetur referendumin ani pse ende nuk janë numëruar rreth 50 për qind e votave.

Obama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë do të përgatitin një “kosto shtesë” për Rusinë për shkak se kjo e fundit e ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës.

Sipas Kremlinit zyrtar, presidenti rus i ka thënë atij amerikan se referendumi ishte legjitim.
XS
SM
MD
LG