Ndërlidhjet

NATO do të vazhdojë të ndihmojë PK-në dhe EULEX-in


Ilustrim
Ilustrim
NATO-ja ka thënë se do të vazhdojë të vëzhgojë situatën në Kosovë dhe të jetë e përgatitur për të ndihmuar përgjegjësin e parë dhe të dytë për sigurinë, që është Policia e Kosovës, përkatësisht EULEX-i.

Shefi i komandës së forcave të përbashkëta aleate, gjenerali Leonardo Di Marco, ka thënë sot në Sarajevë se situata në Kosovë mbetet e brishtë dhe mund të ndryshojë shumë shpejt.

“Krahasuar me vitin e kaluar, ka më pak probleme; ka probleme të shkallës më të vogël dhe ndëretnike, si dhe dhunë të lidhur me krimin. Në po shohim gjithnjë e më shumë stabilitet në Kosovë. Policia e Kosovës, si përgjegjësja e parë, ka treguar përmirësim të performancës”, ka thënë Di Marco.
XS
SM
MD
LG