Ndërlidhjet

Irak: Gazetat protestojnë ndaj vrasjes së gazetarit të REL-it


Ilustrim
Ilustrim
Një duzinë e gazetave në Irak kanë refuzuar t’i botojnë numrat e sotëm, në shenjë proteste ndaj vrasjes së djeshme të gazetarit të njohur të radios, nga, siç thonë dëshmitarët, një pjesëtar i rojes presidenciale të Irakut.

Mosdalja njëditëshe e gazetave ishte kërkuar nga Sindikata e Gazetarëve të Irakut, e cila e ka dënuarr vrasjen e shefit të Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë në Bagdad, Mohammed Bdaiwi Obaid Al Shammari, duke e cilësuar si “krim të neveritshëm”.

Al Shammari ishte qëlluar për vdekje në hyrje të kompleksit ku gjendet Zyra e Radios Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, në lagjen Xhadrijah të Bagdadit.

Televizioni shtetëror i Iraku ka treguar pamje të një personi në paraburgim, i dyshuar për të shtëna kundër gazetarit, pasi kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, dje e ka vizituar vendin ku ka ndodhur vrasja dhe ka urdhëruar arrestimin e këtij personi të dyshuar.

Zyra e presidentit të Irakut, Jalal Talabani, i cili prej muajit dhjetor të vitit 2012 është në mjekim në Gjermani, këtë vrasje e ka cilësuar si “akt kriminal”.

Menjëherë pas ngjarjes, dje, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u takua me anëtarët e familjes së gazetarit Owaid, në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe u premtoi atyre se vrasësi do të sillet para drejtësisë.

Ndërsa në një reagim, Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) të Shteteve Bashkuara u shpreh i shokuar dhe i tmerruar me vrasjen e shefit të Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë në Bagdad, dhe bëri thirrje për arrestimin e menjëhershëm të rojes presidenciale të Irakut, i akuzuar për të shtëna kundër gazetarit.

“Dr. Mohammed Bdaiwi Owaid Al-Shammari ishte gazetar i përkushtuar që punonte për të siguruar se populli i Irakut do të pranojë lajme të besueshme dhe të paanshme”, tha kryesuesi i BBG-së, Jeff Shell.

“Duke e bërë këtë, ai ishte ballafaquar me shumë rreziqe, që këtë akt final dhe qartas të rastësishëm të dhunës e bëjnë edhe më të vështirë. Me përzierje të keqardhjes dhe tmerrit, ne i dërgojmë ngushëllime te familja e tij trime, te miqtë dhe kolegët, dhe ne kërkojmë nga qeveria e Irakut që parezervë të përpiqet ta sjellë vrasësin e tij para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG