Ndërlidhjet

Ukrainë: Separatistët okupuan edhe ndërtesa të tjera në Sllovjansk


Pamje nga okupimet e mëparshme të ndërtesave nga protestuesit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje nga okupimet e mëparshme të ndërtesave nga protestuesit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës
Protestuesit separatisët në qytetin lindor Sllovjansk në Ukrainë, pas ndëretesës së policisë së qytetit, e kanë okupuar edhe selinë e shërbimit sekret lokal të Ukrainës dhe ndërtesën e administratës së qytetit.

Prefekti i qytetit, Nelya Shtepa, tha se brenda ndërtesës së bashkisë së qytetit janë afro 1 mijë njerëz, të cilët e kanë ngritur falmurin rus.

Policia tha se separatistët prorusë, që sot në mëngjes e kanë okupuar ndërtesën e policisë, i kanë marrë edhe qindra armë, që ishin këtë këtë qendër.

Më herët gjatë ditës, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka shkruar në Facebook se personat që e okupuan stacionin ishin me uniforma dhe të maskuar.

Avakov ka theksuar se “përgjegja do të jetë shumë e ashpër, pasi ekziston dallim ndërmjet protestuesve dhe terroristëve”.

Qyteti Sllovjanks është afro 100 kilometra në veri të Donjeckut dhe ka 130 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG