Ndërlidhjet

Kremlini bën përgjegjëse Ukrainën për vrasjet në Odesa


Odesa, 3 maj 2014.
Odesa, 3 maj 2014.
Kremlini ka thënë se Qeveria në Kiev dhe mbështetësit e saj perëndimorë janë përgjegjës për humjen e jetëve të premten në Odesa.

Mbi 30 njerëz, shumica e tyre aktivistë pro-rusë, kanë vdekur nga zjarri në qytetin port.

Disa raporte thonë se zjarri është shkaktuar nga koktejet e molotovit që janë hedhur nga separatistët pro-rusë dhe grupet që mbështesin qeverinë në Kiev.

Zëdhënësi presidencial i Rusisë, Dmitry Peskov, ka thënë se Kremlini “nuk ka më ndikim” në lindje të Ukrainës, porse do të bëjë gjithçka të mundur për të qetësuar situatën.
XS
SM
MD
LG