Ndërlidhjet

Britania ndihmon Nigerinë në kërkimin e vajzave


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Britania do të dërgojë një ekip eskpertësh në Nigeri, për të ndihmuar autoritetet e atjeshme që të gjejnë mbi 200 vajzat e rrëmbyera.

Ekipi do të përqednrohet në planifikimin, koordinimin dhe këshillimin e autoriteteve lokale, më shumë sesa në operacionet në terren.

Vajzat janë rrëmbyer nga grupi militant Boko Haram më shumë se tre javë më parë, në qytetin Çibok.

“Ekipi do të udhëtojë drejt Nigerisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësi i kryeministrit britanik, David Cameron.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar po ashtu një ekip ekspertësh për të ndihmuar autoritetet nigeriane.
XS
SM
MD
LG